Një murator 49-vjeçar serb nga Vjena e Asutrisë, nuk është duke e kuptuar më botën. Pas ndarjes nga bashkëshortja, vajza e përbashkët i ka takuar nënës. Gjatë takimit të fundit me vajzën, ajo i kishte thënë se tashmë nuk është krishtere dhe së bashku u takuan në kafe, por kësaj radhe ajo e mbuluar me ferexhe dhe si besimtare e fesë islame.
Milan O. sikur e ka zënë një shkëmb i rëndë! „Unë e humba vajzën shkaku i fesë islame“, ka akuzuar serbi 49-vjeçar nga Vjena, gjatë ditë së shtunë me gazetarin e „Kronen Zeitung“, përcjellë Shtegu.com“. Në vitin 1991, Milani nga Serbia kishte migruar në Austri, menjëherë gjeti punë dhe me forcat e veta u përkujdes të krijonte një jetë të mirë, pas arratisjes nga lufta që po fillonte në ish Jugosllavi.
Më 08 qershor 2005, familjen serbe e gëzoi edhe lindja e vajzës së përbashkët Karina në Vjenë. Lumturia e familjes dukej se nuk kishte fund, Karina filloi të vijojë çerdhen, më pas edhe shkollimin. Por, para gjashtë vitesh çifti serb u nda dhe si pasojë e kësaj, Milani është dashur të largohet nga banesa, ndërsa vajza qëndroi me t`ëmën. Edhe përkundër mosmarrëveshjeve prindërore, babai edhe më tej përkujdesej për vajzën, duke qëndruar në kontakt të rregullt me te.
Megjithatë, para pak kohësh, për babain serb sikur u përmbys bota! „Para tre javësh, sërish e takova vajzën në qendrën Millenium-City. Kishim planifikuar të pinim nga një kafe, por unë nuk e njoha. Para meje ajo u gjendë e mbuluar me ferexhe dhe më tha se ishte konvertuar. Bile as nuk munda t`ia shtërngoj dorën për tu përshëndetur“, ka pohuar Milani i dëshpëruar.
Që brenga e tij të jetë më e madhe, ai ka mësuar se vajza e tj është shoqëruar me islamistët radikalë përmes rrjeteve sociale. „Po shpresoj se vajza ime sërish do të jetë si më herët“. (Shtegu.com)