Tashmë është kuptuar që stërvitja është jashtëzakonisht e dobishme për shëndëtin mendor dhe fizik, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, pyetja se si e si ndikohet gjendja mendore e një personi kur ata heqin dorë nga ushtrimi krejtësisht është një temë që nuk është hulumtuar në mënyrë adekuate.
Sipas një studimi të kryer nga studiuesit në Universitetin e Adelaidës, ndërprerja e të gjitha formave të aktivitetit fizik mund të bëjë që individi të ketë simptoma depresive.
Sipas studimeve thuhet se simptomat depresive të njerëzve u rritën pas një ose dy javëve të para, gjë që është ende mjaft shpejt pas ndalimit të stërvitjes.