Qeveritarët në Maqedoni kanë arsyetuar edhe sot dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, shpjegoi se për momentin nuk kanë pranuar asnjë reagim nga Rusia pas dëbimit të diplomatit.
“Ne besojmë se nuk janë shkelur procedurat diplomatike dhe në përputhje me Konventën e Vjenës është vepruar ashtu siç parashikojnë ligjet në Republikën e Maqedonisë”, tha zëdhënësi Mile Boshnjakovski. /SHENJA/