Tetëmbëdhjetë vozitës të NPQ-së presin që drejtori i ndërmarrjes, Kristijan Çushkov t’i firmosë kërkesat e tyre për dorëheqje. Arsyeja për këtë gjë është se ata duan të punojnë si vozitës në Maltë. Dhjetë persona tashmë kanë shkuar atje, ndërsa pritet së paku edhe 10 vozitës ta bëjnë të njëjtën gjë. Vozitësit që kanë dorëzuar dorëheqje nuk deshën të flisnin para kamerave, por thanë se në Maltë do të merrnin rrogë trefishtë më të lartë. Për të punuar në Maltë atyre u nevojitet përvojë pune 3 trevjeçare, ndërsa rroga mesatare është 1.600 euro. Drejtori Çushkov tha se nuk u mungon kuadro.
“Janë dorëzuara njëzet e tetë kërkesa. Dhjetë janë miratuara, ata tashmë shkuan në Maltë. NPQ-së nuk i mungon kuadro dhe vozitës. Mund të përballemi me këtë situatë”, tha Kristijan Çushkov, drejtor i NPQ-së.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ndërkaq tha se tek ai dhe te drejtori Çushkov janë ankuar qytetarë në lidhje me sjelljen e vozitësve. Shilegov tha se një pjesë e vozitësve kishin shenjë partiake në autobusët e tyre. Kryetari tha se do të sanksionohen ata vozitës të cilët nuk sillen në mënyrë adekuate.