Epilepsia është një nga sëmundjet neurologjike kronike më të shpeshta kohët e fundit, që shkaktohen pa asnjë arsye. E njohur ndryshe si sëmundje e tokës, në epilepsi ka etiologji të ndryshme si traumat, tumoret, keqformimet e trurit.
Doktoreshë Jera Kruja është bërë pjesë e emisionit ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti ku ka treguar se 40% e rasteve që janë diagnostikuar me këtë sëmundje nuk kanë patur një shkak të caktuar.
Ajo shpjegoi disa prej shkaktarët e epilepsisë duke shpjeguar se cila është mosha kur zhvillohet kjo gjendje.
Kruja: Shkaktarët ndryshojnë sipas vendeve. Në vendet me zhvillim ka mos siguria në punë, traumat automibilistike, lindjet e vështira që mund të shkaktojnë epilepsi më vonë. Mqs është grup sëmundjesh, ka simptoma të ndryshme, forma dhe epilepsi të ndryshme. Dy janë kryesore që është e gjeneralizuar që ka lloje të tjera brendshme dhe fokale ku sëmundja e merr fillimin me një pjesë të caktuar. Forma më dramatike është e gjeneralizuar. Epilepsia prek cdo moshë. Përpara pranohej që fillon në fëmijëri dhe adoleshencë, por tani është një pikë në fëmijëri dhe një pikë pas moshës 60 vjec.
Doktoresha shpjegoi dhe disa prej shenjave që jep sëmundja e epilepsisë.
Kruja: Gjithmonë varet nga forma se ka tjera që nuk i kupton fare. Mund të jetë një moment hutimi i thjeshtë, zakonisht ndodhin tek fëmijët. Quhet absancë dhe shkëputet, pak sekonda dhe nëse është duke folur, e shkëput fjalën dhe e vazhdon aty ku është. Është aq e shkurtër sa nuk kuptohet. Ka të tjera si dridhje, kap më shumë se gjysmën e trupit që janë të dukshme me sy. Krizat vokale kanë gjatësi nga 2-3 minuta derisa të bëjnë një gjendje të zgjatur kurse kriza më tipike, më alarmantja, kriza bilaterale ka momente që pacienti ndryshon humorin që mund të kthehet në gjendje agresive.
Doktoresha foli edhe për llojet e trajtimit të sëmundjes së epilepsisë duke shpjeguar se rastet kur njerëzit ndërhyjnë në kriza janë të gabuara pasi mund ta komplikojnë rastin.
Kruja: Trajtohet me disa mënyra. Më tradicionale, më e thjeshta që përdorim cdo ditë është me medikamente. Ka disa lloje mjekimesh antiepileptikë që kanë fokus për mënyra të ndryshme të epilepsisë. Ne kemi parim që të trajtojmë me një medikament. Moment i rëndësishëm është të fillojmë apo jo mjekimin dhe kur ta ndërpresim. Nëse e ndërpresim para, ndodh që ti kthehet pacientit. Ka dhe mjekimin kirurgjikal. Ato rastet që i kemi rezistencë, pothuajse të dështuar mbështetemi tek kolegët.