Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjeri, Kiril Bozhinovski dhe 16 të tjerë të akuzuar në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) sot për herë të parë do të gjykohen në objektin e ri të Gjykatës Penale.
Lënda “Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP, të akuzuarit janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012./am/