Forcat qeveritare siriane vazhdojnë të zbulojnë fakte të reja rreth llojeve të armatimeve, pajisjeve dhe taktikave të cilat janë përdorur nga militantët islamistë gjatë okupimit të Gutas lindore.
Njësitë ushtarake kanë spastruar fshatrat dhe qytetet e Gutas lindore duke zbuluar spitale, pajisje mjekësore dhe avancimin e lidhjeve të tueneleve të cilët i kishin lënë terroristët.
Dy spitale nëntokësore të mbushura me pajisje mjekësore dhe ilaçe të vjedhura nga militantët xhihadistë nga konvojet e ndihmave të dërguara në zonë janë të lidhura me një tunel që shtrihet për më shumë se 400 metra në Erbin, njoftoi agjencia e lajmeve SANA, raporton “Sputin International”, transmeton Periskopi.
SANA ka cituar një informacion të marrë nga komanda ushtarake të cilët kanë gjetur një list të pajisjeve mjekësore të zbuluar në tunelet nëntokësore spitalore, përfshirë një kompjuter të tomografit, një rezonancë magnetike si dhe pajisje laboratorike.
Komanda shtoi se disa pajisje mjekësore janë vjedhur nga spitalet derisa disa të tjera ishin nga perëndimi dhe vendet saudite.
Njësia ushtarake gjithashtu ka zbuluar një tunel të gjatë, e cila ishte përdorur nga militantët xhihadistë për të arritur stacionet ushtarake në Hasrata, një qytet disa milje larg Damaskut.
Inxhinierët e ushtrisë kanë çaktivizuar një numër të pajisjeve shpërthyese të improvizuara dhe minierave të mbjellura nga terroristët që iknin./Periskopi/