Ambasadori i SHBA-së, Jess Bailey tha sot se tash janë më të mëdha mundësitë e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO. Gjatë debatit të sotshëm “NATO dhe ju”, ambasadori tha se anëtarësimi në Aleancë për Maqedoninë do të thotë se do të jetë një “aleat me shtetet e tjera anëtare”.
Sipas Baileyt, niveli i ulët i sundimit të ligjit e korrupsioni mbeten pengesë për ecjen përpara të procesit integrues.
Ai vlerësoi se anëtarësimi në NATO do të ndihmonte për kapërcimin e ndarjeve të brendshme politike në vend. Bailey tha se reformat sistematike të proklamuara në Maqedoni nuk duhet të mbeten vetëm në letër, por duhet të zbatohen. /SHENJA/