Katër persona që dyshohej se kishin vjedhur një rimorkio traktori, janë vrarë nga disa fshatarë meksikanë në qytetin Puebla, kanë njoftuar mediat vendase.
Sipas raportimeve, të katër personat fillimisht ishin arrestuar nga Policia, por më pas mbi 200 fshatarë kishin shkuar te stacioni policor duke mbytur të arrestuarit dhe duke djegur ndërtesën e stacionit.
Thuhet se fshatarët ishin të shqetësuar me personat, të cilët edhe më parë kishin vjedhur në pronat e tyre./sn/