Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme së Rusisë Maria Zakharova i është përgjigjur Presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi sulmet me raketa në drejtim të ushtrisë ruse.
Zakharova tha se “Raketat e mençura duhet t’i drejtohen terroristëve dhe jo qeverisë ligjore,” duke iu referuar rebelëve siriane përkatësisht qeverisë siriane, raporton “Sky News”, transmeton Periskopi.
Maria Zakharova shton se lëshimi i raketave mund të jetë një përpjekje nga SHBA për të shkatërruar provat e sulmeve kimike në terrenin e Sirisë.
Në një publikim në profilin e saj të Facebook, ajo pyeti “A është gjithë kjo ide për të hequr shpejt gjurmët e provokimit… për të bërë që inspektorët ndërkombëtarë të mos gjejnë asjgë?”/Periskopi/