“Ndale seancën menjëherë! Përjashtoje zyrtarisht që të vazhdojë seanca. Ky është kumti i një populli që nuk mund të pranojë kurrë njeriun që ka fyer si askush tjetër shqiptarët. Ai duhet të largohet”.
Ky ishte ultimatumi i Lulzim Bashës ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Menjëherë pas kësaj fjalie, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe rrethuan foltoren.
Më herët, gjatë fjalës së tij Basha kërkoi lirimin e 11 protestuesve kuksianë që mbahen në burg për protestën në Rrugën e Kombit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë kundër padrejtësive.
“Padrejtësi që u ndodhin çdo ditë qytetarëve shqiptarë në çdo cep të Shqipërisë. Nuk duhet të tolerojmë asnjë padreejtësi. Të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie”, tha ai./TCH/