Ajo kishte ardhur nga Kosova në Tetovë për të studjuar në fakultetin e Mjekësisë.Nora Nikqi, 20 vjeare nga Peja, studente e vitit të dytë në fakultetin e shkencave të mjekësisë Dega Stomatologji në Universitetin e Tetovës, e cila më 9 mars në orët e pasditës kishte pësuar një aksident trafiku në rrugën Industriale në Tetovë së bashku me shoqen e saj. Që atëherë e këndej, respektivisht nesër mbushen pesë javë që ajo është në Spitalin Klink Nëna Terezë në Shkup, në gjendje të rëndë shëndetësore.Ajo ende është në gjendja kome.Raporton TV KOHA.
Mjekët kanë dhënë shpresa se gjendja e saj do të përmirësohet por nevojitet kohë. Familja krahas dhimbjes që ka për gjendjen shëndetësore të saj, poashtu kurimi në klinikat e Shkupit u kushton shumë dhe pothuajse u janë shterrur mundësitë financiare për të përballuar harxhimet.
Sipas studentëve një natë qëndrimi në Klinikën e Shkupit për studenten nga Kosova kushton prej 500 deri në 1000 mijë euro, ngase është qytetare e një shteti tjetër.Aksioni për grumbullimin e ndihmave për studenten nga Peja do të vazhdojë në Prima Centar dhe në hapësirat e Spitalit Klinik të Tetovës, gjegjësisht në repartin e kirurgjisë dhe internistik.