Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Rusisë pritet të takohet më 13 prill për të diskutuar për “këcërnimet e paqes ndërkombëtare”, pas paralajmërimeve për sulme të mundshme ajrore në Siri nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
“Prioriteti i menjëhershëm është që të shmanget rreziku i luftës”, ka thënë ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya.
Por, ai ka shtuar se “ne nuk mund ta përjashtojmë” mundësinë e sulmeve ajrore të Perëndimit, që mund të përshallëzohen në një konflikt më të gjerë, pas atyre që ai i quajti mesazhe të “luftës” nga Uashingtoni drejtuar Rusisë këtë javë.
“Rreziku i përkshakllëzimit është më i lartë se sa përshkallëzimi në Siri, sepse ushtritë tona janë aty… Prandaj, situata është shumë e rrezikshme”, ka thënë Nebenzya.
Rusia ka mijëra trupa dhe këshilltarë ushtarakë në Siri si dhe dhjetëra avionë luftarakë në bazën ajrore në Hmeymim. Po ashtu, ka 10 deri në 15 luftëanije në brengdetin e Sirisë.
Thirrja e seancës së jashtëzakonshme në OKB vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump duket se ndryshoi komentet e tij për sulme ajrore në Siri, duke thënë se “kurrë nuk e kam thënë se kur do të ndodhë sulmi në Siri. Mund të ndodhë shumë shpejt ose jo shumë shpejt”.
Trump është zotuar se do t’i përgjigjet Sirisë dhe aleatëve të saj për sulmin e dyshuar kimik në Duma të Sirisë, ku u vranë dhjetëra persona.