Një cicërimë e presidentit amerikan Donald Trump, e para dy ditëve, ku e paralajmëroi Rusinë se ‘shpejt mund t’i presë raketat e shpejta, të reja e të zgjuara’ në Siri. Kjo ndodhi pas sulmit kimik në Duma të Sirisë, ku u vranë qindra civilë, mes tyre edhe shumë fëmijë.
Pas kësaj, e gjithë bota reagoi për një shpërthim të mundshëm lufte mes dy superfuqive botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, shkruan Periskopi.
Por, a ekziston në të vërtetë një rrezik i mundshëm për një luftë mes ShBA’së dhe Rusisë?
Ekspertë të ndryshëm të sigurisë në botë, në fakt, nuk shohin një rrezik real për shpërthimin e kësaj lufte, pavarësisht një diskursi të ashpër e madje edhe kërcënues mes tyre.
“Rrezikun e kemi këtu, por mendoj se është ende i vogël”, thotë për Vox, Bilal Saab për ekspert i mbrotjes në Institutin e Lindjes së Mesme, transmeton Periskopi.
Ai i përgjigjet edhe dilemës së krejt botës aktualisht për luftën SHBA –Rusi duke thënë:
“Por nëse vrasim, qëllimisht ose aksidentalisht ndonjë ushtar rus, ka shanse reale që Rusia t’u përgjigjet trupave tona”, thotë ai.
Ngjashëm mendojnë edhe ekspertë të sigurisë nga Evropa.
“Kështu mund të shndërrohet në një konflikt të shpejtë situate” thotë Heather Conley, ekspert i sigurisë në Qendrën për Studime Strategjike në Europë.
“Kombi nuk është i përgatitur për këtë paraprakisht”, vazhdon ai, transmeton Periskopi.
Për ta ‘zbutur’ më tutje frikën për një eskalim të situatës, vjen mendimi i ekspertes nga Siria.
“Duket se as Rusia por as Amerika nuk janë të gatshme për një eskalim të gjendjes në këtë kohë”, thotë Shanna Kirschner, eksperete nga Siria në Kolegjin Allegheny.
‘Mendoj se do të komunikojmë me ta”, thotë eksperti sirian, Faysal Itani.
Ndryshe, sot presidenti sirian, Bashar Al Assad, ka thënë se perëndimi dëshiron ‘të prishë rrugën që ka nisur Siria drejt zgjidhjes së problemit’.
Në disa deklarata që i ka transmetuar në mëngjes Russia Today, Assad ka shprehur një lloj kënaqësie sulmit në Duma, duke iu referuar madje edhe si ‘fitore e Sirisë’.
Ndërkohë, sinjale se situate mund të zgjidhet me dialog, ka thënë edhe zëdhënsja e ministrisë së jashtme ruse.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të gjejnë një mënyrë për të folur me njëri tjetrin, beson zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova. Ajo tha se Uashingtoni mund të sulmojë, por Moska do t’i qëndrojë afër popullit të saj.
Zakharova paralajmëroi se Uashingtoni dhe Moska nuk duhet që tensionet mbi Sirinë t’i përshkallëzojë në terren, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
E pyetur rreth një skenari të mundshëm të një lufte mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Zakharova tha se dyja shtetet kanë të gjitha mjetet për të parandaluar një përballje të tillë me pasojat potencialisht shkatërruese.
“Ne jemi duke jetuar në vitin 2018 dhe kemi të gjitha llojet e komunikimit, përfshirë Tëitterin, ku ne mund t’i përgjigjemi gjitha pyetjeve si komunikimit me telefon, dërgimit të mesazheve – dhe mendoj se ky është rasti i cili duhet të zgjidhet përmes komunikimit, por jo përmes forcës,” tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme.
Zakharova përsëriti se Rusia do të mbrojë popullin e saj nëse raketat fillojnë të fluturojnë drejt qiellit rus.
Edhe nga SHBA, kanë ardhur reagimet e para të zyrtarëve të lartë.
Për dallim nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump që kërkon në mënyrë të menjërshme të bombardojë artilerinë ushtarake të regjimit Assad, shefi i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara James Mattis ka kërkuar kujdes në lidhje me këtë çështje.
Në një dëgjim në publik të enjten, Mattis deklaroi para anëtarëve të kongresit se Shtetet e Bashkuara nuk do të “angazhohen në një luftë civile”, dhe mbetet e përkushtuar ndaj negociatave të mbështetura nga OKB-ja në Gjenevë për t’i dhënë fund luftës.
“Ne jemi duke provuar për t’i dhënë fund vdekjeve të civilëve të pafajshëm. Në një nivel strategjik është si e mbajmë këtë larg një përshkallëzimi,” tha ai, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
“Strategjia jonë mbetet e njejtë sikur para një viti: Për ta çuar këtë në një paqe të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara. Në të njejtën kohë, ne e mbajmë këmbën tonë në qafën e ISIS-it derisa ta mbytim atë,” tha ai duke iu referuar Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit e njohur edhe si ISIS.
Gjithashtu ai tha se nuk ka kurrfarë arsye që Uashingtoni dhe Moska të luftojnë me njëra tjetrën, duke shtuar se “ne kemi nevojë që të gjitha kombet të punojnë së bashku”/Periskopi/