Facebook do të përballet me një padi në lidhje me përdorimin e teknologjisë për njohje të fytyrës, kjo pas vendimit të një gjykatësi në Kalifornia.
Në këtë padi thuhet se Facebook ka mbledhur të dhëna biometrike pa pëlqimin specifik të përdoruesve.
Këtu përfshihet teknologjia e etiketimit, përmes së cilës gjenden miqtë e përdoruesve nëpër fotografi. Sipas kësaj padie një gjë e tillë përbën shkelje të ligjeve në shtetin e Illinois.
Facebook ka deklaruar se kjo padi është e pa bazë dhe se do të luftojë fuqishëm në gjykatë.
Ky vendim vjen disa ditë pas dëshmisë së themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, pranë komiteti hetimor parlamentar në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave./kk/