Në Japoninë jugore ka shpërthyer një vullkan i cili ishte pasiv për 250 vite, ndërkohë që autoritetet kanë bllokuar qarkullimin në zonën rreth malit.
Mali “Lo”, ka hedhur tym dhe hi, i cili arriti lart në qiell, ndërkohë që shpërthimi i vullkanit, ishte i pari pas vitit 1768.
Instituti Meteorologjik i Japonisë njoftoi të premten se zona e ndaluar për lëvizje nuk përfshin vetëm zonën e kraterit, por ajo shtrihet në gjithë territorin e malit.
Shpërthimet kanë pushuar pak të premten, por autoritetet kanë paralajmëruar popullatën në qytetet e afërta, për shkëmbinjtë dhe hirin vullkanik i cili mund të arrijë në zonat e banuara.
Vullkani bën pjesë në zonën malore Kirshima në ishullin jugor Kyushu, në një zonë rreth 1 000 kilometra në jugperëndim të Tokios.
Një muaj më parë, në Japoni shpërtheu një vullkan i cili kishte qenë i qetë për shtatë vite.
Japonia shtrihet në “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, me rreth 110 vullkanë aktivë./sn/