Ballina Argëtim Kuriozitete SHBA, “LULJA E KUFOMËS” ÇELET ÇDO 10 VJET

SHBA, “LULJA E KUFOMËS” ÇELET ÇDO 10 VJET

Kanë qenë qindra persona që për një ditë kanë vizituar ‘Tucson Botanical Garden’ për të parë lulëzimin e Rosie, një nga bimët më të rralla në botë.

Ajo është një Amorphophallus Titanum, që zakonisht njihet si ‘Pema e kufomës’. Quhet kështu sepse lulet e saj kanë një aromë të pakëndshme, njësoj si era e ‘mishit të kalbëzuar’.

Duke pritur që Rosie të çelë ‘Turcson Botanical Garden’ ka organizuar drejtpërdrejtë një streaming direkt gjatë ditëve të ndryshme, ku kanë asistuar rreth 160 000 njerëz. Lulëzimi i parë i këtyre pemëve vjen pas 10 vitesh, ndërsa të tjerat pas 3-4 vjet. Rosie nuk u ka dhuruar vizitorëve një lule me erë të keqe, sepse sipas shkencëtarëve ajo është akoma shumë e re.