Dy shpërthime me lëndë eksplozive kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës.Rreth orës 02.00 të mëngjesit, shpërthimi i parë ka ndodhur në katin e pestë të një pallati në afërsi të drejtorisë së policisë së Vlorës, raporton Fax News.
Në shpërthimin e parë mësohet se lënda ekspzlozive ishte vendosur në shesh pushimin e katit të pestë të pallatit pranë policisë, ndërsa si pasojë e shperthimit janë dëmtuar dyert, ndërsa nëna e personit që ishte objektiv i atentatit ka përfunduar në spital për shkak të tronditjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet, teksa mësohet po nga uniformat blu se shtetasi Fatjon Bana, mund të ketë qenë edhe personi i cili ka qenë objektiv i atentatit.
Shtetasi në fjalë nuk ka precedent penal, ndërsa nuk rezulton nga policia si ndonjë person problematik.
Policia e Vlorës njofton se: Më datë 02.05.2018, rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit F.B., 30 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.