Banorët e shpërngulur nga fshati Presnicë (Gllazhanjë) kanë marrë një aksion për të rregulluar 3600 metra rrugë që të çojnë në këtë fshat piktoresk shqiptar në Komunën e Likovës. Rruga e keqe ka ndikuar në braktisjen e këtij fshati nga banorët, të cilët kanë pasuri të shumta të patundshme atje, për shkak se ky fshat ka territor të madh. Banorët më së shumti janë shpërngulur në Haraqinë dhe Kumanovë, transmeton Tetova News.
Këshilli për rregullimin e rrugës përbëhet nga Haxhi Naim Avduli, Feta Kadrii, Shefki Bajrami, Bajram Bajrami dhe Sulejman Kadrii, kurse të gjithë të interesuarit mund të japin kontributin e tyre.
“Është për t`u përshëndetur ky aksion ngase deri sot kërkësat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër dhe askush nuk ka marrë përsipër për ta rregullur rrugën nga Penda e Likovës deri në Fshatin Presnicë (Gllazhnjë) dhe me vetiniciativë kanë grumbulluar mjetet financiare dhe përdundimisht kanë fillur punimet ku mbrenda një muaj, siç thuhet, do te jet gati”, thuhet në faqen në fb “Haraçina Zemra E Shqiptarve”, transmeton Tetova News.