Lufta intensifikohet në veri të Mianmarit, ndërsa fokusi i komunitetit ndërkombëtar kryeson krizën e Rohingya në perëndim të vendit.
Të paktën 19 persona janë vrarë në një përballje të re ndërmjet ushtrisë së Mianmarit dhe një grupi etnik të armatosur në veri të shtetit Shan.
“Nëntëmbëdhëjetë persona janë vrarë si pasojë e luftës”, njoftoi një burim ushtarak, duke shtuar se dhjetëra prej tyre janë plagosur, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Grupi për të drejtat e njeriut tha se përballja në veri të Mianmarit afër kufirit me Kinën ka kërcënuar komunitetin ndërkombëtar që ka pasur si fokus krizën Rohingya në perëndim të vendit.
Mijëra njerëz janë zhvendosur në veri të shtetit Kachin që prej muajit prill kur luftërat ndërmjet ushtrisë dhe kryengritësve kanë filluar të marrin hov.
Lufta e së shtunës ka ndodhur ndërmjet ushtrisë dhe ushtrisë së Liberalëve Kombëtar të Ta’ang, një grup kryengritës që lufton për autonomi në veri të vendit./Periskopi/