Përpara 600 të ftuarve në kishën St George, Princ Harry dhe Meghan Markle i thanë “po” njëri tjetrit në cermoninë martesore të vitit që po ndiqet nga e gjithë bota. Të dy të sapo martuarit e dhanë aprovimin e tyre gati pa pritur qe prifti të mbaronte së lexuari formulën e zakonshme, duke shkaktuar të qeshura dhe admirim nga të ftuarit e pranishëm. Princi Harry dhe Meghan Markle do të quhen Duka dhe Dukesha e Sussex-it. Është Mbretëresha Elisabeta e II e cila i ka dhënë këta tituj për nipin e saj dhe nusen e tij. Meghan do të bëhet kështu Dukesha e parë e Sussex-it në histori, ndërsa Princi Harry do të jetë Duka i parë i Sussex-it pas 175 vitesh.
Duke dalë nga kisha çifti shkëmbeu një puthje, e cila u prit me brohoritje nga shumë të ftuar, ndërsa kreu një parakalim para të ranishmëve në Kështjellën Uindsor. Cermonia e martesës e cila është ndjekur në mbarë botën ka kushtuar 30 milionë paund, ndër më të shtrenjtat në botë. Festimet do të vazhdojnë më tej.