Ballina Argëtim Kuriozitete Arma hipersonike që godet këdo në botë për pak minuta do jetë...

Arma hipersonike që godet këdo në botë për pak minuta do jetë gati në 2020

Arma hipersonike e Rusisë që mund të godasë kudo në botë brenda pak minutave do të jetë gati deri në vitin 2020.

Disa burime anonime, të cilët pretendojnë se kanë akses në inteligjencën amerikane të kësaj arme, të quajtur Avangard.

Avangard, të cilin SHBA nuk mund ta kundërshtojë, mund të udhëtojë 20 herë sa shpejtësia e zërit.

“Rusia me sukses ka testuar Avangardin dy herë në 2016. Testimi i tretë që u bë në tetor 2017 dështoi pasi platforma u rrëzua disa sekonda para se të godiste objektivin e saj,” thanë burimet për Dailymail.

Por Moska, e cila ka zhvilluar armë për tre dekada, është në rrugë të mbarë për t’u përgatitur për luftë në dy vitet e ardhshme.

Lajmi erdhi vetëm disa muaj pasi presidenti rus Vladimir Putin pohoi se arsenali i tij zgjerues hipersonik ishte ‘i pamposhtur’

@tn.lajmelokale
@tetovanews