Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, nëpërmjet linjës telefonike me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ka biseduar për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Pence përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se dy vendet janë para një mundësie historike.
“Bisedova me kryeministrin grek Aleksis Cipras. Falënderova për lidershipin që tregojnë së bashku me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, në lidhje me hapat për të zgjidhur kontestin shumvjeçar për emrin.
Mundësi historike. Shpresoj që dy palët do të arrijnë zgjidhje të pranueshme, promovojnë paqe dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Pence.