Ballina Aktualitet Lajme DESKOSKA MINISTRE E DREJTËSISË, ME ARSIMIN DO TË UDHËHEQË ARBËR ADEMI? (VIDEO)

DESKOSKA MINISTRE E DREJTËSISË, ME ARSIMIN DO TË UDHËHEQË ARBËR ADEMI? (VIDEO)

Emrat e funksionarëve të ri janë gati, ndërsa propozimet nesër do të dërgohen në kuvend.
Me rikonstrumin e qeverisë BDI do të udhëheq me Ministrinë e arsimit.
Pas një viti jo të plotë Reneta Deskovska nga Ministria e Arsimit kalon si ministre në Ministrinë e Drejtësisë.
Punët e saj në Ministrinë e arsimit, do t’i vazhdoj zëvendësministri i tanishëm Arbër Ademi.

G:Si i komentoni spekulimet rreth transferit Tuaj në Ministrinë e Drejtësisë?
R:Mendoj se deri më tani janë intensifikuar shumë që sot më nuk janë as në nivel të spekulimeve.
G:Cilat do të ishin prioritetet tuaj në Ministrinë e Drejtësisë?
R:Kur do të shkojmë atje do të flasim, sepse sot këtu jemi për ngjarje nga sfera e arsimit”, tha Renata Deskoska, Ministre e Arsimit.

Ministri i ri i Kulturës do të jetë Esaf Ademi nga Lëvizja Besa. Pas komunikatës zyrtare të Lëvizjes BESA se kjo parti do të drejtojë me Ministrinë e Kulturës, ditëve të fundit janë shpeshtuar reagimet e disa personaliteteve të jetës publike dhe organizatave joqeveritare, që e kundërshtojnë këtë vendim, thonë nga Besa. Florina Emini nga kjo parti tha se Besa e ka merituar të jetë pjesë e kësaj qeverie.

“Duke e respektuar qëndrimin e tyre, si dhe duke shfaqur gatishmëri për të bashkëbiseduar dhe komunikuar me të gjithë ata se me çka rrezikohet kultura në Maqedoni nëse atë e drejton Lëvizja BESA, pa dashur të paragjykojmë për motivet dhe prapavijën e nxitjeve, dëshirojmë të shpjegojmë se nëse ndonjë parti shqiptare në Maqedoni ka merituar të jetë pjesë e kësaj qeverie, kjo është Lëvizja BESA”, u shpreh Florina Emini, lëvizja Besa, krahu i Gashit.
Ademi ka qenë ambasador i Maqedonisë në Danimarkë dhe gjithashtu kandidat për kryetar i Gostivarit. Për momentin ai është drejtor gjeneral i një kompanie daneze.

Përgatiti: Afrim Jonuzi