Ballina Aktualitet Lajme SHILEGOV: QYTETI SHKUPIT DO TË PUNËSOJË 50 ZJARRFIKËS TË RI

SHILEGOV: QYTETI SHKUPIT DO TË PUNËSOJË 50 ZJARRFIKËS TË RI

Në njësinë kundër zjarreve në Autokomandë, sot në mënyre solemne u shënua 20 maji Dita e zjarrfikëseve. Manifestimi filloi me prezantim solemn të zjarrfikësve, kurse Komandanti i Brigadës kundër zjarreve, Zvonko Tomeski i raportoi kreut të Shkupit, Petre Shilegov.

Por kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov  tha se do të investohet në pajisje dhe modernizim të brigadës kundër zjarreve.

“Këtë vit nga Buxheti i Shkupit për Brigadën kundër zjarreve kemi ndarë rreth 134 milion denarë. Me këto mjete është parashikuar  furnizim i pajisjeve teknike automekanike shkallë minimum 75 metrash dhe furnizim të dy automjeteve autocisterne”.

Gjithashtu Shilegov tha se këtë vit në Brigadën për mbrojtje kundër zjarreve do të pranohen 50 zjarrfikës.

Artikulli paraprakDESKOSKA MINISTRE E DREJTËSISË, ME ARSIMIN DO TË UDHËHEQË ARBËR ADEMI? (VIDEO)
Artikulli tjetërKreu i Bogovinës nga radhët e ASH-së kërkon ndihmë: Na kanë bllokuar!