Ballina Bota Kërcënimi i Erdoganit për Izraelin

Kërcënimi i Erdoganit për Izraelin

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar Izraelin me vendosjen e bojkotit të importit të mallrave izraelite, si kundërshtim ndaj vrasjes së dhjetra protestuesve palestinezë nga forcat izraelite në kufirin e Gazës disa ditë më parë.

Erdogan, i cili po bën fushatë për zgjedhjet presidenciale të qershorit, javën e kaluar priti krerët muslimanë të Turqisë që dënuan ngjarjet në Gaza dhe hapjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem.

Duke folur me gazetarët të martën, Erdogan tha se mund të vendoset për bojkotimin e importit të mallrave izraelite.

“Shpresoj që vendet anëtare të OIC-it [Organizatës Islamike për Bashkëpunim] të zbatojnë vendimin për bojkotin [e mallrave izraelite, v.j] në përputhje me rekomandimin e dhënë. Rrjedhimisht, asnjë produkt nuk duhet të vijë prej andej”, tha Erdogan për gazetën turke Hurryiet.

Nëse merret një vendim i tillë i Turqisë dhe i shteteve të tjera të Organizatës Islamike për Bashkëpunim, atëherë pasojat për Izraelin në aspektin ekonomik do të ishin të konsiderueshme duke qenë se bhet fjalë për një numër të madh të shteteve të IOC-it. /Insajderi.com