Ndërkohë sot në parlamentin grek është zhvilluar debat lidhur me procesin negociues. Me këtë rast kryeministri Grek Aleksis Cipras derisa u është përgjigjur kritikave të opozitës lidhur me emrin Republika e Maqedonisë së Ilindenit ka deklaruar se negociohet në bazë të katër emrave të propozuara nga Kombet e Bashkuara, më konkretisht, pakon e propozimeve nga Nimic.
Para se të kthehesha nga Sofja, në deklaratat e mia në konferencën për shtyp thashë se kemi për të bërë rrugë deri sa të ketë marrëveshje, dhe se për ne prioritet është të sigurohet zgjidhje Erga Omnes dhe ndryshim i Kushtetutës. Zoti Zaev është kryeministri i parë fqinj i cili publikisht e pranoi këtë perspektivë për emër të përbërë, Erga Omnes me ndryshime kushtetuese. Paraprakisht, kryetari i Demokracisë së re, nga kryeministri grek kërkoi qartë të thotë nëse e ka refuzuar propozimin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit, apo ende në mënyrë të fshehtë negociohet për këtë.