Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve sot në mbarë vendin, të mblidhen në Tiranë më 26 maj për të protestuar. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan krahas videos që publikon: “Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Është në dorën tonë t’i largojmë!”
Nesër paradite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të mbahet protesta e thirrur nga opozita ku në plan të parë është kërkesa për largimin e ministrit Xhafaj, për shkak të skandalit me vëllain.
Ndërsa opozita pretendon se kësaj qeverie i ka ardhur fund, si e korruptuar dhe e lidhur me krimin.