Ballina Bota KANADA, DHJETËRA TË PLAGOSUR NGA SHPËRTHIMI I NJË BOMBE

KANADA, DHJETËRA TË PLAGOSUR NGA SHPËRTHIMI I NJË BOMBE

Të paktën 15 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një restaurant në qytetin Mississauga në provincën Ontario të Kanadasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e policisë rajonale në Peel, Iryna Yashnyk në një deklaratë për mediat tha se bomba e vendosur në restaurantin indian të quajtur Bombay Bhel ka shpërthyer në ora 22:30 sipas orës lokale.

Ajo tha se si pasojë e sulmit 15 persona janë plagosur. Yashnyk theksoi se 3 nga të plagosurit të cilët u dërguan në spitale janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Yashnyk thotë se kanë informacione se në sulm është përdorur një bombë artizanale. Sipas saj, në kamerat e sigurisë është gjetur se 2 persona kanë hyrë në restaurant me eksploziv në dorë dhe se është dhënë urdhri për arrestimin e të dyshuarve.