Ballina Aktualitet Lajme KOMUNA E GOSTIVARIT: PUNOHET INTENSIVISHT PËR NDËRTIMIN E LINJËS SË RE TË...

KOMUNA E GOSTIVARIT: PUNOHET INTENSIVISHT PËR NDËRTIMIN E LINJËS SË RE TË UJËSJELLËSIT NË FSHATIN BALINDOLL

Ndërmarrja Publike “Komunalec”  – Gostivar njoftojnë se është duke punuar me intensitet të lartë në realizimin projektit për ndërtimin e  linjës së re të ujësjellësit në fshatin Balindoll, respektivisht në lagjen e quajtur Balindolli i Vjetër.

Gjithashtu njoftojnë se deri më tani është hapur kanali në gjysmën gjatësisë së përgjithshme, ndërsa ka filluar edhe vendosja e tubacioneve që do të lidhen me linjën kryesore të ujësjellësit të qytetit në afërsi të Tregut të madh.

“Me linjën  re të ujësjellësit rritet kapaciteti transmetues i ujit të pijshëm dhe evitohen të gjitha humbjet që shkaktonte linja e deritashme. Shpresoj se banorët e Balndollit të Vjetër, festën madhe të Bajramit do ta presin me 24 orë ujë në ditë. Linja e re e ujësjellësit kap gjatësinë prej 1860 metra dhe prej saj do të furnizohen me ujë rreth 300 amvisëri”, thekson drejtori i NP “Komunalec”, Isak Lazami.

Ndryshe, së shpejti do të punohet në përmirësimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit edhe në fshatrat  Zdunjë, Debresh dhe Çegran.