Qeveria gjermane i inkurajon Maqedoninë dhe Greqinë që të bëjnë përpjekje për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura dhe me këtë ti japin fund kontestit disa vjeçar.
Në deklaratën e publikuar para takimit të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Kocias me kolegun e tij nga Gjermania, Hajko Maas, zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Marija Adebahr i fton Shkupin dhe Athinën ta shfrytëzojnë siç u shpreh ajo “momentin historik” për marrëveshje që do të ketë “efekt pozitiv në marrëdhëniet bilaterale, si dhe stabilitetit rajonal”./am/