Ballina Bota NJERIU I AFËRT ME KIM JONG UDHËTON DREJT SHBA-SË

NJERIU I AFËRT ME KIM JONG UDHËTON DREJT SHBA-SË

Njëri nga zyrtarët më të vjetër të Kim Jong-un do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si përgatitje për samitin e mundshëm historik në mes të liderit të Koresë Veriore, Kim Jong dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Agjencia e lajmeve e Koresë Jugore, Yonhap shkruan se Gen Kim Yong-chol pritet që të mërkurën të arrijë në Amerikë.

Kjo vizitë vjen pasi takimi Trump-Kim u vë në dyshim javën e kaluar, pasi Trump u tërhoq nga takimi.

Mirëpo, pas këtij lajmi, të dy palët janë munduar që ta kthejnë samitin në disponimin e mëhershëm, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Yong-chol do të jetë zyrtari më i lartë i gadishullit që viziton Amerikën që prej vitit 2000. Ai njihet si person me ndikim dhe i afërt për Kim Jong, në ceremoninë e lojërave olimpike ai ishte ulur afër vajzës së Trump, Ivanka Trump.