Kryetari i Kievit ishte një ndër figurat më dominuese të kohës së tij në boksin e peshave të rënda, sport i cili thotë se e aftësoi në karrierën e re
Një ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave, Vitali Klitschko u zgjodh kryetar i Kievit katër vjet më herët. Ky qytet ishte zemra e universit sportiv gjatë javës së fundit, pasi që aty u luajt finalja e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, përcjell Periskopi.
Kievi u kritikua sidomos nga tifozët e Liverpoolit të cilët thanë se çmimet në qytet ishin rritur drastikisht.
“Sfida më e madhe është ndreqja e problemeve, t’i mbushësh të gjitha vrimat,” tha ai para se të mbahej eventi i famshëm sportiv. “Është një nder i madh për ne, por edhe një përgjegjësi e madhe sepse më shumë se 50 mijë vizitorë do të vijnë jashtë vendit. Por të gjithë janë të lumtur dhe ka një atmosferë të mahnitshme. Shumë njerëz më pyesin për një parashikim: kush do të fitojë? Fitues i sotëm është qyteti i Kievit dhe vendi ynë, Ukraina. Ne jemi fituesit sepse është një shans tjetër për të prezantuar qytetin tonë para botës.”
Një ditë më parë ishte përvjetori i katërt i fitores së Klitschkos në zgjedhje të parakohshme me 57% të votave.
“Po iu them haptas,” thotë ai, “se është shumë më e lehtë të jesh kampion bote në boksin e peshave t ërënda se sa të jesh kryetar i Kievit. Sepse [në politikë] nuk ka rregulla. Mund t’iu godasin në shpinë. Mund t’iu godasin poshtë barkut. Është shumë e zorshme. Dhe ju duhet të jeni të përgjegjshëm 24 orë në dotë, shtatë ditë në javë.”
Marrë nga Guardian, përktheu Periskopi