Riaktivizohet sërish hedhja e mbeturinave dhe hapja e gropave të mëdha në fushat e Pollogut. Pjesa më e madhe e tyre digjen në mes të ditës, ndërsa nuk mungojnë as ekskavatorët dhe kamionët që bartin dhe për nevoja të tyre. Banorët thonë se askush nuk përfillë kërkesat e tyre duke shtuar se gjasat janë të mëdha që të helmohen prodhimet bujqësore.
“Na shqetësojnë boll por çfarë të bëjmë ku t`i çojmë. E helmojnë boll tokën por kujt ti drejtohemi, çka të bëjmë”.
“Problemi është se ne gjithnjë jemi mbledhur jemi angazhuar – ato mbeturina nuk janë gjëra të mira krejt fushën e dëmtojnë njerëzit i dëmtojnë por nuk dimë kujt ti ankohemi më, ankohu mos u anko nuk na marrin parasysh askund. Si nuk kemi frikë, nga gjërat e këqija kush nuk ka frikë, ata po së po që janë helmuese”.
“Pemë perimet tona nuk i hamë, vetëm i mbjellim sa të kemi punë”.
Drejtuesit e shoqatës ekologjike “Blue River” paralajmërojnë edhe protesta.
Jemi ankuar në Ministrinë e Ekologjisë, të bujqësisë, në Qeveri por askush nuk merr masa, këtu bëhet biznes, tash është masakër ai vend. Në fushat tona cilën ende gropa, hidhen mbeturina digjen dhe jo vetëm në fshatin tonë por edhe në fshatin Gradec. Do bëjmë protestë të madhe edhe atë – tha Ismet Ramadani, kryetar i Shoqatës Ekologjike, Blue River.
Kryetari i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani thotë se kanë aktivizuar inspektoratin dhe shumë shpejtë do të fillojë dislokimi i deponive.
Ne sot kemi aktivizuar inspektoratin që të del në terren dhe të shoh gjendjen faktike dhe të njihemi me problemin që ditëve të fundit është krijuar sërish dhe besoj që javës tjetër do fillojmë edhe me dislokimin dhe pastrimin komplet të atyre deponive – u shpreh Isen Shabani, Kryetar i komunës së Vrapçishtit.
Krijimi i deponive të egra në fushat e Pollogut është një fenomen që paraqitet sa herë që komunat nuk arrijnë që të njëjtat t’i dërgojnë në Drislla apo në Rusino./alsat-m