Ballina Aktualitet Lajme Greqia do marr 19,2 miliardë euro nga Komisioni Evropian

Greqia do marr 19,2 miliardë euro nga Komisioni Evropian

Greqia pritet të marrë 19,2 miliardë euro nga një buxhet i zhvillimit të Komisionit Evropian për vitin 2021-2027, sipas propozimeve të publikuara nga krahu ekzekutiv i BE-së.

Brukseli ka vazhduar me ndryshimet në Politikën e saj të Zhvillimit Rajonal dhe Kohezionit për vitn 2021-2027, duke zhvendosur një pjesë të madhe të fondeve mbështetëse nga Evropa qendrore dhe lindore në vende si Greqia, Spanja dhe Italia.

“Politika e kohezionit do të vazhdojë të investojë në të gjitha rajonet dhe në të gjithë Europën, duke përfshirë vendet e pasura anëtare, që kanë rritur përpjekjet për të arritur tranzicionin industrial, të luftojnë papunësinë dhe të mbajnë një ekonomi të globalizuar”, sipas një deklarate të Komisionit.