Ballina Argëtim Jetë & Stil Historia e pabesueshme: Politikani kalon pushimet në burg për një ngatërresë

Historia e pabesueshme: Politikani kalon pushimet në burg për një ngatërresë

Frédéric Brantschen kaloi shumicën e pushimeve të tij në Japoni në një qeli burgu pasi ai ngatërroi një bar-karaoke me hotelin e tij.

Politikani nga Kristian Demokratët e Zvicrës (CVP) tha për portalin e lajmeve në vend “20Minuta”, se kishte pirë dy gota alkool dhe ishte pak i turbullt.

Megjithatë, politikani nga kantoni i Valais nuk e kuptoi se ai kishte hyrë aksidentalisht në një bar karaoke pranë hotelit të tij, pasi që të dy zonat e pritjes dukeshin shumë të ngjashme.

“Kur e pyeta për dhomën time, recepsionistja më shikonte çuditshëm”, shpjegoi Brantschen.

Ai tha se besonte se anëtari i stafit po i mohonte atij hyrjen në dhomën e hotelit dhe kishte pasur një grindje me këtë rast.

Ai tha se kishte përjetuar probleme me dhomën e tij të hotelit më herët gjatë qëndrimit të tij.

30-vjeçari u dërgua në një qeli burgu ku kaloi dy javë. Asnjë avokat nuk u shfaq dhe thotë se, ndërsa ai ishte trajtuar me respektin maksimal, askush nuk fliste anglisht, gjermanisht apo frëngjisht, shkruan Tesheshi.com.

Ambasada zvicerane atje ndërhyri për rastin, duke paguar dëmin e shkaktuar.

Por Brantschen u lirua pa akuza ose një ndalim udhëtimi.

Politikani tha se incidenti ishte “jashtë karakterit” dhe se ai ishte i zhgënjyer që do të shkëpusë vëmendjen nga puna e tij për të siguruar të ardhmen e të rinjve në zonat rurale dhe të largëta të Valais.

Ai gjithashtu tha se do të qëndronte në një hotel ndërkombëtar nëse ndonjëherë do të vizitonte sërish Japoninë.