Ballina Argëtim Jetë & Stil “Fëmijët në Shqipëri, 11% e tyre deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht”

“Fëmijët në Shqipëri, 11% e tyre deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht”

Klaudio Pulaha, nga rrjeti për të drejta e fëmijëve në Shqipëri ka folur lidhur me peticionin për institucionet e nënshkruar nga organizatat për të drejtat e fëmijëve.

Pulaha vuri në dukje problemet me të cilat përballen fëmijët në Shqipëri.

Ai tha në “Report tv” se problemet startojnë që në kushtet e shkollimit, ku 50% e shkollave në Shqipëri nuk kanë ujë në ambientet e tyre. Po ashtu ai u ndal dhe tek fenomeni i ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale me fëmijët, ku tha se 11% e fëmijëve deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht nga të rriturit.

“Është nënshkruar një peticion për institucionet nga organizata për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.

Ne sot kemi bërë nja marshim paqësor duke ftuar edhe shoqërinë civile. Në këtë peticion janë nënshkruar disa pika kryesore që fëmijët duhet të gëzojnë.

Nëse i referohemi arsimit, kemi 2.9 % buxhet për arsimin në Shqipëri dhe shumë pak buxhet kemi për shkollat e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Në shkollat shqiptare nuk ka kushte, 50% nuk kanë ujë në ambientet e tyre.

Nuk është fakti ti pranojmë fëmijët por edhe ti ndihmojmë ata të ecin përpara me shkollimin e tyre. Po përmendim se 45% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk arsimohen. Ne si shoqëri civile duhet të ngremë zërin për këta fëmijë.

Por nga ana tjetër kemi të bëjmë dhe me qeverisjen e shkollave si komunitare. Fëmijët nuk përfshihen në vendimmarrjen e shkollave, pasi shkolla duhet të ketë qeverinë e nxënësve.

Pra kemi nxënës zgjedhur nga shkolla për vendimmarrje të tilla. Nëpërmjet këtij peticioni shoqëria civile kërkon një 6% rritje të buxhetit për fëmijët. Një pikë tjetër e peticionit është, dhuna, abuzimet seksuale të fëmijëve.

Në Shqipëri theksojmë se ka shumë fëmijë, të cilët janë rritur me dhunë. Po ashtu 11% e fëmijëve deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht. A e dinë prindërit?

Ne kemi rënë dakord për ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Ndërsa mbi 60% e fëmijëve posedojnë rrjete sociale të pasigurta, dhe këtu u bëj thirrje prindërve që të bëjnë kujdes me fëmijët, me telefonat apo përdorimin e internetit. Fenomeni i pedofilisë është shumë shqetësues për fëmijët.

Gjenden 2 mijë fëmijë në situatë rrugë, të cilët shfrytëzohen në mënyra të ndryshme. Shqipëria është vendi i parë në ballkan me vdekshmëri foshnjore 5 vjeç. Kjo është një statistikë shqetësuese.

Por kemi edhe fëmijë të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme gjithë jetën e tyre pa pasur asnjë përkrahje”, u shpreh Pulaha. (shqiptarja.com)

@tn.lajmelokale
@tetovanews