Ministri i Punëve të Brendshme dhe njëherit edhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski, me rastin e një vjetorit të formimit të qeverisë thekson se janë bërë ndryshime të mëdha në vend.
Ai përmes një video deklaron se me këto ndryshime Maqedonia po lirohet nga regjimi 11-vjeçar dhe se po kthehet besimi i qytetarëve tek drejtësia dhe institucionet.
“Ndryshime që përfundimisht qytetarët po bëhen më të rëndësishmit në Maqedoni. Ka ardhur fundi i pasurimit kriminel të individëve. Sot, me këto ndryshime po përmirësojmë dëmin dekadësh dhe traumat që janë shkaktuar mbi qytetarët dhe shtetin”, thotë mes tjerash Spasovski.
Ai shton se janë të angazhuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura të Maqedonisë me shtetet fqinje.
“Maqedonia është një shoqëri, një familje ku të gjithë janë të barabartë para ligjit. Dhe çdonjëri që ka punuar kundër ligjit do të dalë para drejtësisë”, thotë Spasovski./Telegrafi/