Ballina Aktualitet Lajme Tiranë, 12-vjeçari mbytet në liqen

Tiranë, 12-vjeçari mbytet në liqen

Një 12-vjeçar është mbytur në liqenin e Farkës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa nuk dihen ende rrethanat.

Sipas policisë, paraprakisht mësohet se disa fëmijë kishin hyrë për tu larë dhe një prej tyre është mbytur.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur.
Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qënë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.

/on/