Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska sot ka qenë në kontroll gjinekologjik me urdhër të gjykatëses Dobrila Kacarska, sepse në gjykatë ka dorëzuar dokumentacion se ka shtatzëni të rrezikshme.
Që të sigurohet se shtatzënia e saj është e rrëzikshme, gjykatësja ka marrur vendim që komisioni i përbërë nga disa gjinekologë ta shikojnë situatën shëndetësore të Jankullovskës në Klinikën për gjinekologji në Shkup.
Kurse e njejta nuk u paraqit në seancën e fundit për rastin Tanku, të PPS-së, si dhe disa muaj më herët kërkoi që në këtë lëndë të gjykohet veçmas për shkak të shtatzënisë së rrezikshme./tv21/