Ballina Aktualitet Lajme FILIPÇE: PO PËRGATITET LIGJ I RI PËR ABORT, VULLNETI I GRAVE NË...

FILIPÇE: PO PËRGATITET LIGJ I RI PËR ABORT, VULLNETI I GRAVE NË REND TË PARË

Eshtë përgatitur Draft-ligji për ndryshimin e ligjit për shtatzëni, kështu deri në javën e 12-të, nëna do të mund të abortojë vetëm me marrëveshje me gjinekologun amë, nga java e 12 deri në javën e 22 të shtatzënisë mund të abortohet pas vlerësimit të komisionit, i cili përbëhet nga gjinekologë dhe akusherë.

Risi në këtë ligj do të jetë vullneti i gruas si primar, si dhe mundësia për abort pas javës së 22-të pas vlerësimit të komisionit të veçantë i cili për dallim nga ai deri tani përfshin ekspertë edhe nga fushat tjera siç janë, neurokirurgjia, kardiologjia dhe kardiokirurgjia”.