Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë përgëzuar samitin midis liderit të tyre Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA Donald Trump, duke e cilësuar si një sukses të jashtëzakonshëm.
Mediat e Koresë së Veriut kontrollohen fort nga qeveria dhe raportojnë vetëm pozitivisht për aktivitetet e zyrtarëve. Rrallë ndodh të raportohen në kohë reale aktivitetet e liderit Kim Jong-un.
Por samiti i së martës në Singapor ishte lajmi i faqes së parë këtë të mërkurë, me imazhe të shumta të z. Kim së bashku me z. Trump.
Gazeta zyrtare Rodong Sinmun e quajti samitin “mbledhja e shekullit” në faqen e saj të parë.
Agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA” publikoi një artikull entuziast në gjuhën angleze, duke lavdëruar bisedimet si një ndërprerje historike nga e kaluara.
Heqja e sanksioneve?
Në deklaratën e nënshkruar në fund të samitit thuhej se të dy vendet do të bashkëpunonin drejt “marrëdhënieve të reja”, ndërsa SHBA do të ofronte “garanci sigurie” për Korenë e Veriut.
“Pheniani në këmbim “angazhohet të punojë drejt denuklarizimit të plotë të gadishullit Korean”, thotë dokumenti.
Shumica e vëzhguesve perëndimorë kanë thënë se marrëveshja duket të përfshijë lëshime të rëndësishme nga SHBA ndërsa nuk përfshinte angazhime të reja nga Koreja e Veriut dhe as detaje sesi mund të arrihej çarmatimi bërthamor.
KCNA është fokusuar në këto elemente si një zbulim i madh për Korenë e Veriut.
“Trump shprehu synimin e tij për të ndalur stërvitjet ushtarake të përbashkëta ushtarake të ShBA-së dhe Jugut, të ofrojë garanci të sigurisë për Veriun dhe të heqë sanksionet ndaj tij së bashku me avancimin në përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella përmes dialogut dhe negociatave”.
Edhe pse nuk është pjesë e deklaratës së përbashkët, zoti Trump tha pas samitit se sanksionet “do të zhduken” pasi SHBA është e sigurtë se sulmet nuk janë më një zgjidhje.
“Ai tha gjithashtu se shpresonte që kjo të ndodhte së shpejti”.
Duke i përshkruar dy udhëheqësit si shumë të barabartë në takim, KCNA citon z. Kim të ketë thënë se ishte urgjente “të merrnim vendim të guximshëm për ndalimin e veprimeve ushtarake irrituese dhe armiqësore kundër njëri-tjetrit”.
KCNA gjithashtu raportoi se të dy liderët kishin rënë dakord të vizitonin njëra-tjetrën në SHBA dhe Korenë e Veriut, respektivisht.
Kujdes nga Tokio dhe Pekini
Kryeministri japonez Shinzo Abe foli me Donald Trump pas samitit, duke thënë se kishte “një kuptim të madh takimi me kryetarin Kim, i cili në mënyrë të qartë i konfirmonte presidentit Trump denuklarizim të plotë”.
Sidoqoftë, Tokio gjithashtu paralajmëroi se pavarësisht zotimit të Phenianit për çarmatosjen bërthamore, asnjë hap konkret nuk ishte ndërmarrë dhe se Japonia nuk do ta linte rolin e saj.
Ministri i Mbrojtjes, Itsunori Onodera, tha se Japonia i sheh “stërvitjet e përbashkëta amerikano- jug-koreane dhe praninë ushtarake amerikane në Korenë e Jugut si të rëndësishme për sigurinë në Azinë Lindore”./oranews/