Ky është momenti i pabesueshëm kur një automjet aksidentohet, duke u shkatërruar thuajse plotësisht, por pronari i një picerie që po kalonte aty pranë shpëton mrekullisht.
Një kamion që ka humbur kontrollin vjen me shpejtësi duke goditur automjetet, ndërsa pronari i picerisë është vetëm centimetra larg.
Kamerat e instaluara në anën e Pedro de Araújo në juglindje të Brazilit, regjistrojnë çastin të shtunën pasdite.
Ai ishte midis pesë personave të përfshirë në aksidentin spektakolar dhe që i shpëtuan mrekullisht fatkeqësisë. Të gjithë u dërguan në spital me lëndime të lehta./sn/