Një nënë në Angli u befasua kur pa pamjet të cilat tregojnë atë duke e mësuar djalin e saj të ngiste biçikletën dhe në ballkonin e ndërtesës afër shihej një grua që kjo nënë beson se dukej si fantzmë që po e shikonte djalin e saj, përcjell Gazeta Metro.
Skena e pazakontë u xhirua nga Louise Lenton dhe u zhvillua në qytetin Paignton në një parking jashtë një ndëtese të shekullit të 19’të.
Nëna i tha një gazete lokale se ata e zgjodhën këtë zonë, pasi ishte e sheshtë dhe kështu konsiderohej si vend më i mirë për të rinjtë si djali i saj, për të mësuar të ngiste biçikletën.
Ndërkohë askush nuk mund të shpjegonte praninë e ‘vëzhgueses’ në fjalë në në video./Gazetametro.net