Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Princi i Arabisë, Muhamed bin Salman kanë ndjekur pranë njëri-tjetrit ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Luzhniki”.
Gjatë golit të parë të Rusisë, Putin i ka dhënë dorën Princit arab, si për të treguar se është thjesht një ndeshje futbolli e asgjë më shumë.
Ky është një gjest i cili rivërteton fuqinë e futbollit për të bashkuar popujt.
Ndeshjes Rusi-Arabi Saudite përfundoi me rezultatin 5 me 0.