Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se të martën ka marrë një ftesë nga Përfaqësuesja e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, që të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të diel.
Pas 20 vitesh bisedime ka ardhur koha për marrëveshjen historike me Serbinë. “Ashtu siç kam theksuar tanimë disa herë se ky është takimi i parë i fazës ãnale i dialogut Kosovë –Serbi. Kjo konãrmohet nga letra e dërguar nga Mogherini. Sigurisht se qëllimi ynë në këtë fazë përfundimtare është arritja e marrëveshjes ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi para gazetarëve. “Kjo marrëveshje do të mundësojë normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe popujve tanë.
Jam i bindur që ka ardhur koha që pas bisedimeve që po zgjasin 20 vjet që të nënshkruhet një marrëveshje historike me të cilën do të përfundonte një epokë tragjike mbi një shekullore në raportet mes të dy shteteve dhe popujve tanë”.
“Kosova nuk ka pse të frikësohet nga dialogu dhe epilogu i tij. Si shoqëri dhe politikë kemi pasur guximin, dijen, organizmin e duhur, pajtimin mes nesh si në Konferencën e Rambujesë dhe procesin e Vjenës që përmes negociatave, si dhe për luftën dhe çlirimin dhe më pas pavarësinë dhe krijimin e shtetit të Kosovës”.
Thaçi ka thënë se Kosovën e presin bisedime të rënda, pasi që synimi është përmbyllja e procesit. “Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse është e domosdoshme që të bëhemi shtet anëtar i OKB-së, si dhe të bëhet përshpejtimi drejt anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO. Kosova si gjithmonë edhe në fazën ãnale të dialogut me Serbinë do ta ketë mbështetjen e fuqishme të SHBA-së që janë thellësisht të interesuara për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Edhe BE dhe anëtarët e saj janë të interesuara më shumë se asnjëherë më parë që të arrihet marrëveshja për normalizim dhe për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në BE”./Klan Kosova/