Shefi i diplomacisë Maqedonase Nikolla Dimitrov gjatë intervistës së tij në një televizion ka shprehur se për anëtarësim në NATO nevojitet zbatimi i plotë i marrëveshjes me Greqinë.
“Në Samit të gjitha vendet anëtare do të marrin vendim për dhënien e ftesës për anëtarësim, ndërsa gjithmonë ka kushte që vendin kandidat duhet t’i zbatojë për anëtarësim dhe në këto kushte ne do të parashikojmë edhe pjesën çka e kemi lënë nga zbatimi i marrëveshjes me Greqinë. Ne do të hymë në NATO me emrin Republika e Maqedonisë Veriore” tha Dimitrov.
Gjithashtu ai vuri në dukje se do të formohet një komision për rishikimin e teksteve shkollore në lidhje me ndyshimet midis Maqedonisë dhe Greqisë.