Reformat në Shëndetësi pas shfuqizimit të drejtorëve ekonomik ose drejtorëve të dytë në klinika, shfuqizimit të pagesës në vepër dhe fshirjen e kornizës kohore për marrje të specialistëve nga shëndeti privat në atë publik, që i ka bërë vjet ish ministri Taravari, janë bllokuar, njofton Portalb.mk.
Jo-zyrtarisht, “Sakamdakazham” mëson se njëri nga partnerët e koalicionit në Qeveri, më saktësisht, BDI, e bllokon ligjin derisa nuk u gjenden vende tjera të punës kuadrove nga partia të cilët kanë mbetur pa angazhim pas reformave.
Burimet nga Qeveria për SDK, thonë se nëse kalojnë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtje shëndetësore, drejtorët ekonomik nga radhët e BDI-së, të cilët janë emëruar që në kohën e Qeverisë së VMR0-DPMNE-së, do të ngelen pa punë dhe partneri qeveritar i bllokon reformat derisa atyre nuk i gjendet zgjidhje tjetër.
Zyrtarisht, në Qeveri askush nuk tregon se pse janë bllokuar reformat në Shëndetësi. Nuk ka as informatë zyrtare se sa kuadro të BDI-së kanë ngelur pa angazhim nga ligji i ri.
Jo-zyrtarisht, ligjin e mban “të ngrirë” zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili nga korriku i vitit 2008 deri në vitin 2011 ka qenë ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Nikolla Gruevskit, ndërkaq Zoran Zaev, është i zënë me marrëveshjen e Greqinë e ka lënë me një anë këtë çështje që të mos bëjë tensione të panevojshme me BDI-në.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski thotë se ajo pikë për ndryshim dhe plotësisht të ligjit për mbrojtje shëndetësore është tërhequr me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi që si ministri resorë përgatit ndryshime.
“Kur të shtohen këto ndryshime në procedurë qeveritare varet nga Ministria e Shëndetësisë. Tani për tani këto nuk janë kthyer nga atje”, thotë Boshnjakvoski.
Nga Ministria e Shëndetësisë më shumë se një javë pritet përgjigje për pyetjet të cilat janë parashtruar për këtë çështje.
Në një pjesë të klinikave dhe në institucionet shëndetësore publike ende ka nga dy drejtorë, gjegjësisht, përskaj drejtorit medicinal ka edhe drejtor ekonomik. Në verën e kaluar në klinika u emëruan u.d. drejtorë të rinj medicinal. Një pjesë e drejtorëve ekonomik janë shkakruar, por pjesa më e madhe e tyre, të cilët janë nga radhët e BDI-së, kanë ngelur në vendet e tyre të punës edhe pse u ka skaduar mandati.
Shfuqizimin e drejtorëve ekonomik ish ministri Taravari, e ka sqaruar me nevojën që të bëhet racional i punës në klinika, pasi që ata kanë borxhe prej mbi 50 milionë euro. Ai atëherë tha se në klinika nuk janë të nevojshëm drejtorët ekonomik, të cilët marrin rroga prej 1.000 deri në 1.500 euro dhe se ato para do të shfrytëzohen për t’i shpërblyer mjekët më të mirë me qëllim që t’i stimulojnë të gjithë më mirë të punojnë, transmeton Portalb.mk.
Pasi Qendra Klinike u nda në 32 klinika, përskaj drejtorit medicinal, në kohën e vMRO-DPMNE-së ata morën edhe drejtorë ekonomik apo organizativ. Por, në vend që puna në klinika të menaxhohet në mënyrë të suksesshme, formula me dy drejtorë të cilët kishin të drejtë nënshkrimi, shpesh herë ka shkaktuar probleme.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, që përpara dy muajve tha se i kanë bërë ndryshime e nevojshme për ligjin për mbrojtje shëndetësore, në mesin e të cilave është edhe shfuqizimi i drejtorëve ekonomik. Ai atëherë tha se në ndonjë seancë të radhës qeveritare do të shtohet edhe miratimi i këtyre ndryshimeve dhe se përskaj tyre ata punojnë edhe në ndryshimet thelbësore për mbrojtje shëndetësore, të cilat më pas do të shkojnë në procedurë qeveritare dhe kuvendore.