Një tifoz italian e ka ekzagjeruar me rezervimet e trenit falas, të vënë në dispozicion nga Rusia për të arritur në qytetet ku luhet për Kupën e Botës dhe që menaxhohen nga organizatorët e kampionatit.
“Ky tifoz, i kombësisë italiane, kishte pronotuar 56 bileta”, tha Kiril Poljakov, kreu i departamentit të transportit të kampionatit.
“Kur i anuluam të gjitha rezervimet ai filloi të na telefononte me insistim dhe na kërkonte të konfirmonim së paku një udhëtim, i cili është pikërisht ai që do të ishte përdorur me të vërtetë”, tha Polyakov për agjencinë ruse të lajmeve, TASS.
Poljakov u kujtoi tifozëve të mos pronotonin bileta nëse nuk kishin ndërmend t’i shfrytëzonin me të vërtetë ato./atsh/