Ballina Teknologji SAMSUNG E APPLE I JAPIN FUND MOSMARRËVESHJEVE 7 VJEÇARE RRETH PATENTAVE

SAMSUNG E APPLE I JAPIN FUND MOSMARRËVESHJEVE 7 VJEÇARE RRETH PATENTAVE

Apple dhe Samsung i dhanë fund mosmarrëveshjeve 7 vjeçare rreth patentave pas ankesave të vazhdueshme të prodhuesit të iPhone se Samsung ka kopjuar haptazi dizajnin e iPhone.

Në Maj një trupë gjykuese vendosi në favor të Apple e cila kërkon dëmshpërblim prej 539 milion dollarësh ndërsa pak kohë më parë Samsung kishte kompensuar edhe 399 milion dollarë të tjera.

Sesa do të paguajë Samsung pas marrëveshjes së ditës së djeshme ngelet një enigmë.

Dy rivalët e përjetshëm për titullin e prodhuesit më të madh në botë të telefonëve inteligjentë me vendimin e fundit nuk do të kenë ndikimin në linjën e telefonave që kanë në treg.

Pasi humbi gjyqin, Samsung apeloi vendimin e parë tek Gjykata Supreme. Në Dhjetor gjykata doli në favor të Samsung duke thënë se shkelësi i patentave nuk ka pse ti kthejë gjithë fitimin e kompanisë të cilës janë vjedhur dizajnet.

Pas 7 vitesh nuk ka një fitues të qartë. Në 2012 Apple shënoi një tjetër fitore publike me verdiktin e 1 miliardë dollarëve por që nuk shkoi deri në fund.